Në ditën e tetë të protestës, pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës i janë bashkuar mobilizimit, duke nisur një marshim në mbështetje të studentëve. Pedagogët bëjnë thirrje për lirimin e studentëve të ndaluar pas përplasjeve gjatë protestave, ndërsa kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të drejtat e studentëve të respektohen.
Bashkimi i pedagogëve vjen në një moment kur protestat në kryeqytet vijojnë prej tetë ditësh, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
