Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar nga Elbasani në lidhje me protestën e djeshme në Tiranë, ku policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve.

Lamallari u shpreh se policia ka zbatuar detyrën në mënyrë profesionale, dhe sipas tij, ka bërë dallimin midis protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe një grupi personash që janë shkelës të ligjit.

Sipas Lamallarit dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të policisë, ndërsa theksoi se protesta është e ligjshme.

Policia e shtetit gjatë protestave e ka zbatuar detyrën ne mëmyrë të shkëlqyer dhe profesionale duke e  bërë dallimin e qartë midis protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese  dhe nga ana tjetër kemi një grusht personash që nuk kanë lidhje fare ne protestën që janë thjesht shkelës të ligjit. Ata vandalizojnë pasurinë publike dhe përgjigja e policisë ndaj tyre do jetë proporcionale me shkeljen e ligjit dhe do marrin përgjigjen e merituar

Ka dy momente qe dua te veçoj bazuar ne fakte. Dhuna ne bulevard nisi me dhune ndaj punonjësve te policisë se Shtetit. Protesta është e ligjshme por nuk mund te goditen punonjësit e policisë e as gazetaret. Një grusht personash qe dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë s’janë protestues por vandale”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita.

Ne kishim vendour barrierën metalike që seanca plenatre të zhvillohej në kushte normale por protestuesit i hoqën me forcë dhe nisën dhunën ndaj policisë. Në mënyrë të vazhdueshem ata kryen sulme dhe ndërhyrja ka qenë propocionale. Procedura që jep ligji do zbatohen. Në protestën e darkës ishte e qetë dhe nuk pati ndërhyrje”, tha Hita.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.