Hysni Patushi, 68-vjeçari i cili akuzohet se goditi me thikë në gjoks dhe vrau gruan e tij 58-vjeçare Lumturie Patushi është lënë në burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 shtator në Tiranë, në rrugën “Panorama”.
Dyshimet janë se i moshuari ishte në gjendje të dehur në momentin e krimit, një rrethanë kjo që nuk ishte lehtësuese për masën e sigurisë.
Në momentin e ngjarjes, prezent në banesë kanë qenë edhe nipërit e mitur të çiftit dhe dhëndri i tyre.
