Krijimi i kujtimeve për fëmijët nuk ka nevojë të përfshijë pushime apo përvoja ekstravagante.
Ajo që fëmijët tuaj do të kujtojnë më shumë janë gjërat e vogla. Dhe sipas psikoterapistes familjare Carol Kim , fëmijët i mbajnë këto kujtime thelbësore në moshë madhore, duke kujtuar përgjithmonë sa të rëndësishme janë ndjerë.
Koha cilësore së bashku: Fëmijët kujtojnë momentet kur prindërit ishin vërtet të pranishëm: duke luajtur, lexuar, biseduar apo thjesht duke kaluar kohë së bashku.
Fjalët inkurajuese: Mbështetja dhe fjalët pozitive të prindërve i bëjnë fëmijët të ndihen të aftë, të sigurt dhe të besojnë më shumë te vetja.
Traditat familjare: Festat, rutinat e fundjavës, pushimet apo ritualet e vogla familjare krijojnë ndjenjë përkatësie dhe kujtime që fëmijët i mbajnë edhe në moshë të rritur.
Akte mirësie: Kur shohin prindërit të ndihmojnë dhe të tregohen të sjellshëm me të tjerët, fëmijët mësojnë rëndësinë e kujdesit dhe mirësisë dhe i mbajnë mend këto shembuj.
Ngushëllimi në kohët e vështira: Fëmijët nuk harrojnë kush ishte pranë tyre kur ishin të frikësuar, të sëmurë, të mërzitur apo të lënduar. Prania dhe përqafimi i prindit u japin ndjenjën se janë të dashur dhe të sigurt.
