Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar dhe 4 të tjerë

Pas më shumë se tetë orësh seancë gjyqësore, janë caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil.

Mësohet se për Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Edhe për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu gjykata ka vendosur masën “arrest në burg”.

Ndërkohë, për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar masa “arrest në burg” për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristi Koshi është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Më herët, Sokrat Vata ka rrëfyer versionin e tij se si ndodhi ngjarja deri në aktin fatal që i mori jetën 20 vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes, i cili po pushonte prej një jave në vendin tonë me miqtë e tij.

Sipas 29 vjeçarit që punonte si roje private në lokalin “Principote”, sherri që nisi fillimisht mes turistëve nën efektin e alkoolit, agravoi deri në përleshje fizike pasi ata refuzuan t’i binden thirrjes së tij për të ruajtur qetësinë. Sokrat Vata tregoi se ishte portugezi ai që tentoi ta godiste atë me thikë, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke i marrë armën e ftohtë nga dora për ta qëlluar.

Megjithatë ky moment nuk është filmuar nga kamerat, për shkak të errësirës dhe të panikut që kaploi njerëzit në lokal.  29- vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata  u arrestua teksa po udhëtonte në bagazhin e një automjeti për tu fshehur në në Tiranë. Ai po tranportohej nga dy turq 31 vjeçarja Ezgi Perlak dhe Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.