U godit me thikë pas një sherri në zonën e ish-Bllokut, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Miks News Albania

Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili u plagos me thikë pas një konflikti në zonën e ish-Bllokut, në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”.

Bëhet me dije se 49-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, autori i ngjarjes, Toni Nake, është arrestuar nga policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.