Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme.
Nga Institucioni i Presidencës mësohet se mbledhja do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme, por deri më tani nuk është caktuar ende një datë dhe një orë.
Një nga arsyet është edhe fakti që kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator.
Mbledhja vjen pas arrestimit të ish drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
