Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë ka ndryshuar itinerari i marshimit.

Protestuesit marshuan tek Kuvendi, aty ku ndodheshin deputetët e PS-së dhe kryeministri Rama. Pas kësaj ndalese, ata marshuan edhe pranë selisë së PD-së, ku u përplasen me demokratët.

“Dorezoni mandatet, dotezoni mandatet. Parlamenti i turpit”, ishin thirrjet e protestuesve.

Marshimi vazhdoi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet. Marshimi i cili nisi nga sheshi ‘Skënderbej’, kaloi edhe pranë Fan Zone duke i brohoritur qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Sot, ashtu siç edhe u lajmëruar, nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00 nga ora 18:00 që ka qenë ditët e kaluara.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.