Tropojë/ Plagosje me armë zjarri në Bajram Curr, shpallet në kërkim i riu

Miks Albania

Në Tropojë është regjistruar një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person është plagosur pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë shpallur në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 10 prill 2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku pas një konflikti të çastit, i riu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, S. M. dhe S. D., të dy banues në këtë qytet.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili pasi mori ndihmën mjekësore, është larguar për në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.