Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Situata pranë Ministrisë së Brendshme është shoqëruar me tensione, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej protestuesve të pranishëm në tubim.

Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kanë shoqëruar disa protestues.

Protesta e dhunshme ka hyrë në ditën e saj të gjashtë, ku gjatë këtyre ditëve ka patur përplasje të forta mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Ndërkohë këta të fundit u kanë vënë flakën disa prej institucioneve shtetërore, bizneseve private, kioskave, koshave të mbeturinave.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.