Çatia e banesës shembet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari në Fier

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte në Fermë-Çlirim të Fierit është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve policore, i moshuari, i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, duke përfshirë banesën dhe çatinë e saj.

Si pasojë e flakëve, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.