Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë. Për pasojë ka humbur jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari, pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit.

Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg.

Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.