Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër.

Paraprakisht mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri, i cili ka marrë dy plumba është futur në sallën e operimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të qytetit, ndërsa deri më tani ende nuk dihen motivet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.