19-vjeçarja në Durrës i jep fund jetës, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e së dielës në qytetin e Durrësit, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Identiteti i saj nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e reja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike para ngjarjes tragjike. Ajo ka ndërruar jetë në vend, ndërsa banorët e zonës dhe kalimtarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë incident. Trupi i saj është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.