28 tetor 2026 – Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka komunikuar ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, mbylljen e hetimeve.
Ish-zv,kryeministrja Balluku akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera” në nëntë raste, “fshehje të pasurisë” në dy raste, “Pastrim parash” në dy raste dhe dy për “Korrupsion”.
• “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
• “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
• “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
• “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
• “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).
Akuzat ndaj Belinda Ballukut lidhen me dyshime për paracaktimin e nëntë tenderave me vlerë rreth 1.2 miliardë euro, përfshirë Tunelin e Llogorasë, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe një tender të Albcontrol. Sipas SPAK-ut, dyshohet se në këmbim të favorizimeve në tendera, Balluku ka përfituar dy vila luksoze në Dhërmi dhe Palasë.
