Aksident në Lezhë, humbin jetën babë e bijë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Gocaj, ku kanë humbur jetën babë e bijë.

Mësohet se viktimat janë mjeku Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas njoftimit të Policisë ka qenë djali i mjekut Keçi ai që ka njoftuar në Komisariatin e Policisë se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.

Pas kësaj efektivët nisën kontrollet për gjetjen e tyre. Automjeti i tyre u gjet në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, në një kanal me ujë dhe brenda tij ndodheshin pa shenja jete babë e bijë.

Sipas policisë dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses 20-vjeçare.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.

Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.

Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  rrethanave,  përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.