Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Sipas informacioneve, viktima, Bleona Çelaj, ndodhej në banesë së bashku me dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, kur dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit.
Paraprakisht mësohet se në momentin kur 24-vjeçarja ka ndezur bombolën e gazit, ajo ka shpërthyer menjëherë, duke shkaktuar zjarr dhe pasoja fatale.
Si pasojë e shpërthimit, është shembur edhe çatia e banesës, duke i zënë nën rrënoja nënën dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën në vend.
