Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.