Shoferi pësoi arrest kardiak? Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, barriera çau tejpërtej autobusin

Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë–Durrës mund të jetë shkaktuar nga një problem shëndetësor i shoferit të furgonit.

Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak pak minuta përpara aksidentit, çka mund t’i ketë bërë të humbiste kontrollin mbi mjetin.

Ndërkohë, drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se nga verifikimet e deritanishme rezulton se furgoni nuk është përplasur me asnjë automjet tjetër.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.