Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në ndihmë të kryetarit të partisë.

Sipas informacioneve, në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të jenë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi.

Ndërkohë, për postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi,  Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi.

Ndërkohë mësohet edhe se Fjoralba Dizdari do të jetë në garë për postin e sekretares për integrim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.