Gjatë një komunikimi me qytetarët online, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje t’ju bashkohen protestës kombëtare të 8 majit, për votën e lirë dhe kundër varfërmit.
Duke akuzuar kryeministrin për mashtrime dhe trillime kundër PD, Berisha tha se nuk protestohet për pushtetin e Partisë Demokratike.
“Të ngrihemi fuqishëm në protestën e 8 majit por para së gjithash të ngrihemi fuqishëm mbi murin e propagandës së mashtrimit, trillimit që Rama montoi me mafian e fjalë së lirë. Mos harroni se sot kjo mafie 24 orë në 24 orë, 7 ditë të javës, fillon e mbaron gjithçka për të manipuluar të vërtetat e për të trilluar shpifje për PD dhe opozitën. Nuk protestohet për pushtetin e PD dhe Berishës, por për votën e lirë të shqiptarëve dhe kundër varfërimit të vazhdueshëm ”, tha Berisha.
