Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Moti ngrohte

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.

Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.