E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një person në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Torovicë, në Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke lëvizur me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë prej tij.

Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.