Pallati u shkatërrua nga shpërthimi i bombolës së gazit, Instituti i Ndërtimit: Rrezik për banorët, të qëndrohet 30 metra larg

Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit të pallatit të shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan.

Nisur nga rreziku shumë i madh i shembjes sëpjesëve të ndryshme të ndërtesës, ekspertëtkërkojnë ndalimin e përdorimit të godinës.

Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhepërcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive tëobjektit, thuhet në shkresën e Institutit të Ndërtimit,rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës dhekufizimi i aksesit në të, si dhe marrja e masave tënevojshme për garantimin e sigurisë së banorëvedhe personave përreth, në bashkëpunim meautoritetet përgjegjëse.

Inxhinierët thonë se objekti ka pësuar dëmtime tëkonsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit,të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhejokonstruktive të ndërtesës.

Soleta e katit të 5-të, mbi zonën ku ka ndodhurshpërthimi, rrezikon shembjen nga momenti nëmoment.

Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial përsigurinë e banorëve, thonë ekspertët, dhe tëpersonave që mund të qëndrojnë brenda ose pranëobjektit.

Instituti i Ndërtimit rekomandon përcaktimin dhezbatimin e një perimetri sigurie 20 m-30 m, si dhemarrjen e masave të nevojshme për shmangien erënies së elementeve të dëmtuara.

Aktualisht janë duke u kryer akt-ekspertizat ethelluara, të cilat përfshijnë investigimet konstruktive,testimet laboratorike të materialeve dhe analizatpërkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dheqëndrueshmërisë së objektit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.