Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 10 vite burg për Evis Berberin për shkelje të barazisë në tendera në 5 episode, korrupsion pasiv në 6 episode dhe pastrim parash në 1 episod.
Me uljen uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, zbret në 6.8 vite.
Për Gentian Gjylin, po ashtu ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, SPAK kërkoi dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, që ulet me 1/3, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Po ashtu, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, lexoi konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje.
SPAK kërkoi edhe konfiskimin e parave të sekuestruara në banesën e Ervis Berberit.
