U plagos gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, “Trauma”: Efektivi vijon të jetë i intubuar

Efektivi i “Shqiponjave” Edison Adri i cili u plagos pak ditë më parë në Maliq vijon të jetë i intubuar në spitalin e Traumës.

Përmes një reagimi për mediat, Spitali i Traumës sqaron se gjendja e efektivit po shkon drejt përmirësimit, bdërsa parametrat jetësot janë stabël.

“Duke marr shkas nga disinformimi për gjendjen e efektivit të policisë të ardhur nga Korça pak ditë më parë në SUT, ju informojmë se pacienti vijon të jetë i intubuar në Spitalin Universitar të Traumës, me parametra jetësor stabël, drej përmirësimit. Ekipi mjekesor i SUT do të vijoj ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të policisë”, thuhet në reagimin e Traumës.

Ngjarja e rëndë u shënua pak ditë më parë, ku gjatë një operacioni të policisë së Korçës për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçelllari, pati shkëmbim zjarri.

Në këtë operacion, humbi jetën efektivi Enea Mekolli 34 vjeç, ndërsa i lënduar përveç efektivit Adri ngeli edhe i kërkuari Violand Braçelllari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.