Moti për ditën e enjte, temperaturat ngjiten deri në 38°C

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 38°C në Gjirokastër dhe Shkodër, duke i bërë këto dy qytetet më të nxehta të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet deri në 10 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.