Pallati u përfshi nga zjarri, Rama: Do të rindërtohet 100 % nga vetë ndërtuesi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me djegien e pallatit 12-katësh pasditen e së martës në Tiranë.

Në një postimi në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë thotë se pallati do të rindërtohet nga vet ndërtuesi.

Rama u bën thirrje qytetarëve të prekur nga kjo ngjarje që të rrinë të qetë, ndërsa falënderon të gjitha autoritetet që morën pjesë për të vënë situatën e nën kontroll.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara,”-shkruan Rama.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.