Komisionerja për Zgjerimin e BE-së: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka ndarë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian edhe eksperiencat e saj personale në Shqipëri, duke vlerësuar bukuritë natyrore dhe mikpritjen e shqiptarëve. 

Kos u ndal sërish te procesi i integrimit, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të vijuar drejt anëtarësimit në BE.

“Është e rëndësishme edhe për ne, që ne të dimë se si do t’ia shpjegojmë shteteve anëtare se çfarë është Shqipëria, si janë shqiptarët. Ka shumë paragjykime dhe ne të gjithë duhet të punojmë për këtë çështje dhe prandaj ju bëj thirrje të gjithëve. Do t’ju lutesha që të punojmë së bashku pikërisht për këtë çështje. Dhe një koment personal nga ana ime në fund do të doja të thosha që unë kam kaluar edhe pushimet e Pashkët në Shqipëri së bashku me bashkëshortin, nuk i thashë askujt që kisha ardhur, doja që të ishim vetëm të dy. Unë i dhashë makinës, domethënë 4 mijë kilometra kam bërë me makinë, nga këtu deri në Theth, ku ne në fakt u ngjitëm. Ju ngjitem maleve, kemi pirë çaj të mrekullueshëm, zoti Rapaj. Dhe keni vërtet çajra të mrekullueshëm dhe ju i përmendët për shembull edhe bimët medicinale. Dhe nuk kam përjetuar ndonjëherë vende më të bukura e nuk kam takuar njerëz më të mirë dhe në çdo çast u ndjeva aq e sigurt dhe aq mirë.

Procesi i anëtarësimit nuk është linear, ka luhatje. Rëndësi ka që të vazhdojmë objektivin. Jemi këtu për t’iu dëgjuar, nuk pres që 100% e të gjithëve të bien dakord për një gjë. Por edhe kur nuk bien dakord ti diskutojmë dhe të bëhemi bashkë. Ky është angazhim im dhe unë jam më se e gatshme që ta përmbush këtë vitin e ardhshëm”, tha Marta Kos.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.