Zjarr i madh në një fshat të Maliqit, flakët përfshijnë shtëpitë

Një zjarr është regjistruar në fshatin Maliq-Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq.

Sipas administratorit të njësisë administrative, Fetah Hoxha, nga flakët është përfshirë edhe një banesë e braktisur, ndërsa janë djegur sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të lartë.

Banorë të zonës, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe të njësisë administrative po punojnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit drejt banesave të tjera të fshatit, të cilat ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj izolimi i flakëve po kryhet me mjete rrethanore. Ndërkohë, po hapen breza mbrojtës për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave pyjore që ende nuk janë prekur nga flakët.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.