Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kyemadhi. Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit.
Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.
