Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në “Fushë Vërri” të Delvinës, në aksin Kardhiq–Delvinë.Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacionit paraprak, të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ekipet e ambulancës dhe forcat zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
