Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, ku dy vëllezërit Selam dhe Nazim Islami kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar Ngushëllim Manzin, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në konfliktin fatal.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
