Gjyqi në themel për Ilir Metën, shtyhet seanca e parë në Gjykatën e Posaçme

Shtyhet seanca e parë në themel për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta. Mësohet se seanca e radhës do të jetë më 11 Maj në orën 12:00.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokates së Fatime Kryemadhit për të marrë kohë lidhur me mënyrën e gjykimit që do të kërkojë si dhe i mungonte prokura e posaçme nga Fatime Kryemadhi.

Ish-presidenti Meta mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

E pandehur në këtë proces është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. I pranishëm në sallë ishte edhe Ilir Meta, ndërsa seanca u transmetua live nga ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.