Grabitet një bankë në Tiranë, autori hyn me skafandër në kokë dhe rrëmben paratë

Miks Albania

Një person i maskuar ka terrorizuar mesditën e kësaj të marte ambientet e një banke të nivelit të dytë, duke marrë me forcë nën kërcënimin e në dukje një arme një shumë parash. Është ende e paqartë nëse ai I ka marrë paratë nga një qytetar që po kryente një depozitim në ate moment apo nga arka.

Sipas informacioneve, autori hyri në bankë me skafandër motori në kokë dhe në dukje  ka një armë zjarrë. Ai ka arritur të marrë paratë brenda pak çastesh. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Komunës së Parisit në rrugën Sulejman Delvina.

Më pas autori eshte larguar me shpejtësi me një skuter, të cilin dyshohet se e kishte lënë jashtë bankës.

Hetimet e deritanishme tregojnë se grabitësi ka ndjekur itinerarin përmes rrugës “Sulejman Delvina”, ndërsa dyshohet se më vonë ka braktisur skuterin në një garazh për të humbur gjurmët. Pas kësaj, ai dyshohet të ketë vijuar arratisjen në drejtim të zonës së Bllokut.

Shuma e parave të grabitura nuk është bërë ende e ditur. Forca të shumta policie kanë nisur kontrollet në zonë dhe po kqyrin kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.