Forcat e Armatosura hapin thirrjen për 250 ushtarë dhe detarë aktivë, ja deri kur mund të aplikoni

Ministria e Mbrojtjes vijon fushatën e rekrutimit në Forcat e Armatosura, duke hapur thirrjen për 250 ushtarë dhe detarë aktivë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njofton se të interesuarit mund të aplikojnë deri më 15 janar 2027, ndërsa stërvitja bazë do të zhvillohet nga 22 shkurti deri më 30 prill 2027.

Fushata e rekrutimit po shoqërohet edhe me organizimin e “Ditëve të Hapura” në qytete të ndryshme të vendit.

POSTIMI I MINISTRIT NUFI:

Vijojnë “Ditët e Hapura” në qytete të ndryshme të vendit në kuadër të fushatës së rekrutimit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë! 🇦🇱

👉Thirrje e hapur për 250 ushtarë/detarë aktivë, të cilët duan të ndërtojnë një karrierë ushtarake dhe t’i shërbejnë vendit me krenari!

ℹ️Afati i aplikimit, deri më 15 janar 2027; ndërsa #stërvitja bazë do të zhvillohet mes datave 22 shkurt – 30 prill 2027.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.