Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Yrshekut, ku makina ka përplasur një motor.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një 21-vjeçar me motor, i cili është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
