FLET HAGA! Sot beteja e fundit e ish-krerëve të UÇK, Specialja jep verdiktin

Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sot do të merret vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Trupi gjykues që po jep vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith.

Ai po lexon përmbledhjen e aktgjykimit në seancën publike në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjykimi në këtë rast nisi më 3 prill 2023 dhe, pas më shumë se tre vjetësh, ka mbërritur sot në fazën e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

Charles Smith tha se gjykimi u zhvillua në një atmosferë frikësimi të dëshmitarëve.

Sipas tij, disa dëshmitarë u tërhoqën ose ndryshuan dëshmitë e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Megjithatë, Smith tha se shumë dëshmitarë dhanë dëshmitë e tyre “me guxim dhe vendosmëri”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.