Bien akuzat për krime kundër njerëzimit

Gjykata Speciale në Hagë ka konstatuar se nuk janë kryer krime lufte pas datës 20 qershor 1999.

Si rrjedhojë, akuza për krime kundër njerëzimit është rrëzuar për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vijon seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se akuzat nuk mund të cilësohen si krime ndaj njerëzimit. Nuk përmbushen kriteret e përgjithshme në lidhje me këto krime”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.