Çfarë ka mbetur pas përplasjes së trenave?

Pamjet e filmuara me dron tregojnë përmasat e shkatërrimit në vendin e përplasjes së trenave në Spanjë. 

Nga aksidenti humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. 

Kryeministri Pedro Sánchez ka shpallur tri ditë zie zyrtare, më 29, 30 dhe 31 tetor, ndërsa ka garantuar se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë.

“Nëse ka pasur neglizhencë, do të zbulohet, dhe nëse ka pasur dështime në sistemin e sigurisë, do të ketë një reagim me gjithë vendosmërinë”, deklaroi Sánchez.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.