Pas protestës 10-orëshe në Tiranë, hiqen pllakat e bulevardit, Policia tregon çfarë ndodhi në selinë e PD-së

Protesta në Tiranë zgjat 10 orë, digjet Komisariati nr. 3, plagosen 10 efektivë

Protesta e së dielës në Tiranë zgjati rreth 10 orë dhe u shoqërua me akte dhune, përfshirë djegien e Komisariatit nr. 3, ku mbetën të lënduar 10 efektivë të policisë.

Pas përfundimit të protestës, në orët e mbrëmjes, një fadromë ndërhyri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke hequr gurët e trotuarit që gjatë tubimit ishin përdorur masivisht nga protestuesit për të goditur efektivët e policisë. Nga bulevardi u hoqën edhe pllakat e mbetura, me qëllim parandalimin e përdorimit të tyre në incidente të tjera të dhunshme.

Ndërkohë, Policia reagoi edhe për incidentin e regjistruar në selinë e Partisë Demokratike. Sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar u futën në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, ndërsa vijonin sulmet ndaj efektivëve.

Ngjarjet e së dielës u shoqëruan me dëme materiale dhe lëndime në radhët e policisë, ndërsa ndërhyrjet pas protestës synuan edhe largimin e mjeteve të përdorura gjatë përplasjeve.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.