Vrau gruan në sy të nipërve të mitur, lihet në burg 68-vjeçari në Tiranë

Hysni Patushi, 68-vjeçari i cili akuzohet se goditi me thikë në gjoks dhe vrau  gruan e tij 58-vjeçare Lumturie Patushi është lënë në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 shtator në Tiranë, në rrugën “Panorama”.

Dyshimet janë se i moshuari ishte në gjendje të dehur në momentin e krimit, një rrethanë kjo që nuk ishte lehtësuese për masën e sigurisë.

Në momentin e ngjarjes, prezent në banesë kanë qenë edhe nipërit e mitur të çiftit dhe dhëndri i tyre.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.