Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, teksa po lëvizte me biçikletë.
Viktima, Vasil Hasani, ndërroi jetë në vendngjarje pasi u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar.
Sipas Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
