Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.
Ngjarja është shënuar rreth orës 09:00.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
