La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…

Ka ardhur këtë paradite reagimi i radhës nga ana e deputetes Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si “Neomalësorja”.

Në këtë reagim ajo ka lëshuar një mesazh ndaj fisit Bajri, i njohur në Shkodër sa i përket aktivitetit kriminal, teksa disa prej pjesëtarëve janë tashmë të dënuar.

Mesazhi i Koçekut lë të kuptohet se ka pasur kërcënime, por gjithçka mbetet për tu verifikuar në vijim.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.