Arratiset një i dënuar nga burgu i Reçit, i lë letër familjes: Po largohem, ju dua shumë

Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje, nuk është kthyer në Burgun e Reçit pas përfundimit të lejes së dhënë nga autoritetet. Sipas burimeve, Ndoci po vuante dënimin në këtë institucion që prej vitit 2018 dhe kishte ende rreth dy vite për të shlyer.

Ai duhej të paraqitej në burg ditën e sotme, rreth orës 12:30, por nuk është kthyer në institucion. Mungesa e tij është konstatuar nga autoritetet, të cilat kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas burimeve, para largimit Ndoci kishte lënë një shënim për familjarët, ku shkruhej: “Po largohem, ju dua shumë.”

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e largimit, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në kërkim të të dënuarit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.