Një ngjarje e rëndë është shënuar në Delvinë, ku një grua është plagosur me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, e plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plagosjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit.
