Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Drenie, konkretisht në pjesën veriore, në drejtim të fshatit Drenie.
Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake, të cilët po operojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit. Forcat në terren vijojnë punën për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
