Shembet muri i banesës në Lezhë, humb jetën 70-vjeçari

Miks Albania

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Tale të Lezhës, pasi është zënë poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari, shtetasi me inicialet P. Q., dyshohet se ishte duke punuar në banesë, kur një pjesë e murit u shemb dhe e zuri poshtë.

Si pasojë e plagëve të marra, 70-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Në fshatin Tale, shtetasi P. Q., rreth 70 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është zënë poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij, që dyshohet se është shembur teksa ai po punonte.

Si pasojë, 70-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.