Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar gjatë ndërhyrjes për të neutralizuar një konflikt në një lokal në qytet.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga ambientet e njohura, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, po përfshiheshin në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.
Bakalli, i cili është prezantuar si shef i Krimeve, ka ndërhyrë për t’i shpëtuar personat që po dhunoheshin. Gjatë ndërhyrjes, ai është sulmuar edhe vetë dhe është goditur nga disa persona.
Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 15 persona, të cilët po mbahen në ambientet e Komisariatit të Sarandës. Burime paraprake bëjnë me dije se priten arrestime në lidhje me ngjarjen.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.
